“Erdhëm të parët, do të ikim të fundit”, parashikimi i fizikantit rus për njerëzimin

“Erdhëm të parët, do të ikim të fundit”, parashikimi i fizikantit rus për njerëzimin

Një fizikant rus ka parashikuar të ardhmen e qytetërimit njerëzor. Alexander Berezin, një shkencëtar i mirënjohur rus i Universitetit për Kërkime Teknologjike dhe Elektronike, e ka bërë parashikimin e tij në një artikull të titulluar “Të ardhur të parët, të ikur të fundit: një zgjidhje për paradoksin e Fermit”.

Paradoksi i Fermit është një kontradiktë që i ka kuriozuar shkencëtarët prej vitesh. Ideja është që nëse universi është i pafund dhe praktikisht bën të mundur ekzistencën e jetës jashtëtokësore, pse njerëzit nuk kanë ndeshur në gjurmë të saj?

Berezin hedh teorinë se qytetërimi alien mund të mos e ketë arritur teknologjinë e duhur për t’u zbuluar nga njerëzit si udhëtimi në hapësirë apo komunikimi ndëryjor.

Berezin gjithashtu thotë se kush arrin i pari udhëtimin ndëryjor, do të ketë potencialin për të shfarosur të gjithë rivalët dhe për të ushqyer zgjerimin e vet. Ose me fjalë të tjera: kushdo që e gjen tjetrin i pari do të ketë fuqinë e universit.  

Sidoqoftë, fizikanti rus shton se përsa kohë ne jemi këtu, planeti ynë dhe ylli ynë janë relativisht të paprekur, dhe ne tashmë po mendojmë për udhëtimet e para ndëryjore, ka të ngjarë të jemi ne ekipi më i avancuar në këtë skenar.

“Shpjegimi i vetëm është thirrja e parimit antropik, ne jemi të parët që arrijmë në fazën ndëryjore dhe, ka shumë të ngjarë, do të jemi të fundit për t'u larguar”, thotë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy