Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar. Janë bërë bastisje në disa burgje për të hequr telefonat (VIDEO)

Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar. Janë bërë bastisje në disa burgje për të hequr telefonat (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se vendosja e tritolit në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë një ngjarje e sofistikuar dhe më tepër sesa dëme ka prodhuar zhurmë.

Sipas Hoxhës, nëse do kishte qenë një ngjarje më e mirëmenduar do ishte dërguar me dron dhe do ishte izoluar lënda plasëse.

Është nën hetim. Duke mos qenë e sofistikuar të çon te mendimi se nuk është gjë madhe. E vërtetë është hedhur te vendi tek gjeneratori. Nëse nuk është e izoluar e ka efektin pak të dëmshëm. Vetëm zhurmë. Nëse do i ishte i izoluar do ishte shpërthim i fuqishëm. Ka shkuar në këmbë. Efekti nuk ka qenë i madh. Nëse do ishte i sofistikuar, çfarë kemi kapur herët e fundit, dronët. Ne kemi kapur dronët. Në Fushë Krujë nuk ka ndonjë të nivelit të lartë. Ai e çon me dron dhe e lë gjeneratorin mbi gjenerator. Është ngjarje që duhet marrë seriozisht, se është ide që ia çon të tjerëve.

I ndalur tek bastisjet në burgun e Durrësit, Hoxha tha se janë bërë me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme pa vënë në dijeni burgjet.

Sipas Hoxhes, bastisje janë bërë në disa burgje dhe qëllimi ka qenë të hiqen telefonat.

U lëshuan bastisjet. Bastisjet u bënë papritmas nga Drejtoria e Përgjithshme, pa njoftuar burgjet fare. Sepse burgjet kanë rrjetin e brendshëm dhe mund t’i njoftojnë. Fakti që erdhën nga Drejtoria e Përgjithshme. Ne kemi marrë vesh për burgun e Durrësit, por janë bërë në shumë burgje bastisjet sepse mbaruan zgjedhjet dhe duhen hequr telefonat. Janë provë telefonat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy