Vendimi për Vetting, SHBA dhe BE thirrje Kushtetueses që të nxitojë

Vendimi për Vetting, SHBA dhe BE thirrje Kushtetueses që të nxitojë

SHBA dhe BE kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar ligjin e Vetingut.

Me anë të një deklarate për shtyp, thuhet SHBA dhe Be mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë të reformës së gjyqësorit. Nga ana tjetër, dy përfaqësitë diplomatike kanë kërkuar nga Kushtetuesja që ta nisë sa më parë ligjin në Venecia që t'i hapet rrugë zbatimit të reformës sa më shpejt.

Deklarata:

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias.

Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy