Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Mediu: Çdo hap drejt BE duhet bërë me reformat dhe ligjet e duhura (VIDEO)

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Mediu: Çdo hap drejt BE duhet bërë me reformat dhe ligjet e duhura (VIDEO)

Fatmir Mediu në një lidhe skype me ‘MCN Live’ duke folur për samitin BE-Ballkani Perëndimor u shpreh se çdo diskutim për tu përfshirë në tregun evropian është pozitive por se Shqipëria është shumë pas asaj që pretendon.

Ai tha se çdo aktivitet ka rëndësi por ato nuk mund të bëhen për të mbuluar realitetin dhe se vullneti politik duhet të jetë in përbashkët në të tilla çështje.

Sipas tij çdo hap drejt BE duhet të bëhet me hapat dhe reformat e duhura, ndërsa theksoi se duhen bërë ligjet e duhura për të garantuar liri të tregut.

Çdo diskutim për tu përfshirë në tregun evropian apo për mbështetje është pozitiv. Por përpara se të kërkosh detyrat e shtëpisë nga të tjerët duhet të bësh të tuat dhe këtë kërkon BE të respektohen pushtetet, të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe po ti analizojmë këto elementë jemi shumë  pas asaj që pretendojmë.

Ne nuk kemi sot një republikë parlamentare kushtuese, por kemi pushtetin në duart e një njeriu që kontrollon parlamentin dhe infektojnë gjyqësorin. Ekonomia më e madhe sot për sot nuk është tregu privat por atë që ofron shteti.

Të gjitha këto duhen analizuar pse nuk funksionojnë në Shqipëri dhe pse kjo ndodh dhe të dëgjosh të flitet për shtet të së drejtës kur kemi një parlament jofunksional ose për të kaluar ligje të padiskutuara fare, ti përpiqesh të mbulosh realitetin.

E rëndësishme është të bësh detyrat e shtëpisë sepse kur se bën këtë s’mund të japësh leksione dhe të organizosh samite pa fund për të mbuluar realitetin. Çdolloj afrimi drejt BE duhet patjetër të bëhet me hapat e duhur dhe reformat e duhura. Ne merremi me çështje që duken të mëdha, por problemi qëndron te liria e qytetarëve, funksionimi i shtetit dhe këto kanë bërë ata të largohen nga vendi pa fund.

Më tej ngriti pyetjen se nga të gjitha fondet që BE na ka ofruar sa projekte kemi dërguar ne në BE që janë funksionale? Ai tha se po ti shohësh vendet e tjera janë shumë herë më shumë nga sa ka marrë Shqipëria.

Duhet dëgjuar se çfarë thotë BE dhe po të shohësh ata thonë se ne duhet të bëjmë ligjet e duhura, të cilat garantojnë liri të tregut dhe jo sisteme të kontrolluara të tregut. Shqipëria është vendi me taksat më të larta çfarë investimesh presim ne atëherë. Pra privati di të shpenzojë shumë herë më mirë se shteti.

U kërkuan nga Varhelyi 6 mld euro për rajonin, po por çfarë pjese do marrim ne? Çështja është se këto duhet të vijnë me projekte të zhvillimeve konkrete. Duhet të dalin të gjitha në plan të parë dhe të jenë projekte të implementueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy