
Ujëvarat në qytetin kanadez Hamilton ngrinë pasi moti ekstrem goditi vendin dhe pjesët lindore të SHBA-së. Sasia e madhe e borës dhe i ftohti bllokuan trafikun dhe bënë që të anuloheshin disa fluturime. Pamjet në mediat sociale tregojnë se Tiffany Falls dhe Sherman Falls në provincën e Ontarios u kthyen në akull.
Trafiku u bllokua në Toronto, qyteti më i madh i Kanadasë, të hënën (17 janar) pasi stuhia e borës e bëri lëvizjen e mjeteve të pamundur, mbylli linjat e metrosë dhe la shoferët të bllokuar në autostradat lokale për orë të tëra.



