Zjarri ka përfshirë garazhin e një pallati 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18: 00.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po bën të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



