
Për skandalin Mcgonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Rama do të zhvillojmë një bisedë me zotin Adrian Shtuni, ekspert sigurie në SHBA.
Kryeministri Edi Rama shmangu sot një mocion me debat apo interpelancë mbi çështjen Mc Gonigal në parlament.
Këtë zhvillim, eksperti i sigurisë në SHBA, Adrian Shtuni, në një prononcim për edicionin e lajmeve në “MCn tv e sheh si një borxh të kryeministrit karshi publikut shqiptar dhe faktit se ai duhet të përgjigjet në faktet dhe dyshimet që janë ngritur nga ky skandal.
Në këtë pikë është shumë herët për të arritur në ndonjë konkluzion. Duhet të presim se çfarë do të dalë nga gjykimi për McGonigal në Washington D.C, sepse aty është përmendur shprehimisht kryeministri Rama. Por kuptohet se pyetje kryesore lidhet me miqësinë që ka kryeministri me personin që është duke u djegur penalisht, pse kaq shumë është takuar me këtë person, në një kohë kaq të shkurtër.
Përgjigjen për këto pyetje, mendoj se kryeministri ja ka borxh publikut shqiptar dhe ne varësi se çfarë do të dali nga ndonjë hetim i mundshëm, pra një përgjigje i duhet dhënë drejtësisë shqiptare.
Është shumë herët që te dalim të flasim specifikisht për gjithçka, sepse akoma gjykimi nuk ka filluar, ai ka thënë qe ndihet i pafajshëm dhe me datën 24 është paracaktuar se do të jetë seanca e parë e gjykimit.
Duhet të keni të qartë si funksionon procedura në Amerikë por edhe është çështje juridiksioni. Në SHBA , raste të tilla zgjidhen pa arritur në gjykatë, me marrëveshje të cilat arrihen për pranin fajësie, midis prokurorëve, gjykatësve, dhe nuk dalin fare për gjykim.
Për ekspertin e sigurisë, Shtuni, kryeministri Rama nuk duhet ta kalojë këtë çështje me qesëndi, porse në varësi të hetimeve në SHBA, është detyrë edhe e drejtësisë shqiptare të bëj hapat e saj në këtë drejtim.
Shqetësimet e publikut për këtë që ka dal në pah, duhet të adresohen në mënyrë të përshtatshme dhe jo me qesëndi dhe me këtë mënyrën e të trajtuarit si “shiko se kjo është një budallallëk, se ne nuk kemi lidhje fare”, etj.
Mendoj se duhet ti lihet publikut që është mjaftueshëm i zgjuar që ta kuptoj vet nëse ka diçka te keqe në këtë marrëdhënie, dhe pastaj i përket drejtësisë që të bëj hapat e vet dhe të mundoi të zgjidhi këtë puzzle, këtë problem që është paraqitur dhe të mundohet të japi përgjigje. Pra, mos të kalohet me qesëndi dhe mos të kalohet me tallje publiku për një problem që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.



