Hoxha: Brenda vitit shpresojmë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht

Hoxha: Brenda vitit shpresojmë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, komentoi raportin e Freedom House për Kosovën gjatë vitit të fundit si dhe diskutoi lidhur me ambicjet dhe sfidat e Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo tha se qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi 11 ligje, që janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit. "Shpresojmë që këto ligje të plotësojnë zbrazëtirat dhe do të na ndihmojnë të jemi më efikasë e të ketë llogaridhënie më të madhe", - tha Ministrja e Integrimit e Kosovës.

Hoxha theksoi se ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së, sikuse fqinjët e tyre dhe se më 17 prill presin raportin e vlerësimit të kritereve që i janë vendosur Kosovës për të përparuar në integrimet europiane.

E pyetur lidhur me incidentin e kohëve të fundit të deportimit të 6 shtetasve turq në Ankara, ajo tha se ka filluar një hetim që pritet të përfundojë shumë shpejt. 

"Nga ky hetim", tha ajo "do të kemi një raport shumë transparent, me të cilin do të njihet jo vetëm populli i Kosovës, por edhe partnerët ndërkombëtarë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy