
Aktorja kaliforniane, Tanya Roberts, u raportua fillimisht se ishte ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 65-vjeçare.
Ish-Bond Girl u ndie keq ndërsa kishte dalë të shëtiste me qentë e saj në vigjilje të Krishtlindjeve dhe u dërgua në spital. Lajmin për vdekjen e saj e bënë të ditur mediat amerikane dhe britanike. Por spitali ka reaguar sot, duke thënë se ajo është gjallë.
Aktorja mbahet mend për rolin e Julie Rogers në serinë Charlie’s Angels dhe si partnerja e James Bond në versionin e 1985 me Roger Moore.



