
Vasilika Tafa, botuese e “Ombra GVG’ tha në studion e lajmeve në MCN Tv se Panairi i Librit është ngjarja më e rëndësishme për librin, pasi është aty vendi ku libri “merr frymë”.
Duke treguar detaje, Tafa theksoi se autorë të rëndësishëm do të fluturojnë nga Franca për të qenë prezent të panair, ndërsa shtoi se do të ketë një seminar të rëndësishëm për letërsinë për fëmijë.
Tafa tregoi gjithashtu se në stenda mbizotërojnë autorët e huaj, ndërsa tha se i takon shtetit të tregojë vëmendje për letërsinë shqipe.
Është ngjarja më e rëndësishme që ndodh për librin. Është edicioni i 26-të. Shpresoj të jetë me zero në vazhdim.
Panairi i librit është i botuesve dhe lexuesve. Çdo shtëpi botuese sjell botimet e saj të një viti dhe të viteve të shkuara për t’u promovuar.
Ka dhe qytete që nuk kanë librari. Ky panair apo panairet në përgjithësi janë festa, apo vendi ky libri 'merr frymë'. 'Që të marrë frymë' është që të jetë në shtëpinë e vet, në rehatinë e vet.
Botuesit janë të angazhuar që përballë lexuesit të kenë sjellë botime të reja.
Është për një qëllim të përbashkët, të rrisim leximin.
Autorët e rinj janë e ardhmja e letërsisë. Kur flitet për të ardhmen duhet të ketë vëmendje të shtuar. Qendra e librit ka projekte, por janë të pamjaftueshme. Për letërsinë shqipe duhet të ketë vëmendje më të madhe.
Dominojnë autorët e huaj në stenda, e them jo me kënaqësi, e kam parë përreth. Duhet të ketë vëmendje shteti, ai duhet të interesohet për letërsinë e tij.



