Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela: Shumë shpejt do kemi rezultate

Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela: Shumë shpejt do kemi rezultate

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Fierit, prej ku ka diskutuar për dy çështje kryesore, hetimin e krimeve zgjedhore dhe hetimet pasurore.

Duke folur për media, kryeprokurori Çela tha se prokurorët duhet të hetojnë shpejt dhe në mënyrë të plotë të gjitha krimet zgjedhore.

Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të treguar transparencë. Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha kryeprokurori.

I pyetur nëse ka pasur kërkesa për krime zgjedhore në Prokurorinë e Fierit, Olsian Çela deklaroi se “Ka pasur një numër çështjesh të hetuara, apo që është marrë tashmë një hetim. Shumë shpejt do të kemi rezultate, që do të bëhen të ditura. Është e rëndësishme që të tregohet transparencë”.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeprokurori ka nisur një “tur” në disa prej Prokurorive më të rëndësishme në vend, duke vizituar atë të Elbasanit, Durrësit etj. Në çdo takim të tij me vartësit, Çela kërkon zbardhjen e pretendimeve për krimet zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy