Haklaj: Basha nuk u rikthye, ishte aty. PD do të ringrihet, do të kemi shumë zhvillime deri në 2025 (VIDEO)

Haklaj: Basha nuk u rikthye, ishte aty. PD do të ringrihet, do të kemi shumë zhvillime deri në 2025 (VIDEO)

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj në MCN Live deklaroi se nuk ka dy parti demokratike, por vetëm një PD zyrtare dhe se nga ana tjetër ka një grup të rithemelimit që ende si ka vendosur emër që nuk është certifikuar në gjykatë ka bërë përpjekje për sigël, vulë.

Ai tha se është një koalicion ‘bashkë fitojmë’, pas përpjekjeve të Berishës për të marrë me dhunë selinë e PD, dhe dështimit të turpshëm.

Sipas tij, të gjithë ata demokratë që u rreshtuan në frontin ‘bashkë fitojnë’,  e kanë një shans për tu kthyer te Partia Demokratike nëse kanë moral.

Rithemelimi është bërë me vula false, me vendime paralele jo ligjore dhe jo legjitime dhe pastaj patëm një përpjekje të stërmundimshme të Celibashit për të mos e regjistruar në zgjedhje PD, por kjo e fundit u regjistrua dhe ju la hapësira Berishës të krijojë një koalicion me Metën Dulen dhe Nokën. Edhe primaret ishin nul, por pavarësisht kësaj, PD u bëri thirrje këtyre kandidatëve të dalë nga primaret që hajdeni te PD, ata zgjodhën koalicionin. Pastaj Berisha apo propaganda e koalicionit bën presionin e tyre që PD zyrtare të mos dalë me kandidatë dhe duke na akuzuar ne si peng të Ramës. PD e ndodhur në këtë situatë sigurisht bëri një vendim politik që ne mbështesim kandidatët tanë dhe siglën e PD.

Pastaj PD mori vendimin tjetër që kryesitë e degëve të marrin vendimet përkatëse. Pas këtij vendimi ku ne nuk dolëm me kandidatë, përsëri industria mediatike pranë foltores doli duke sulmuar me gjithë arsenalin e saj që s’kanë kandidatë, pastaj kërkuan të godasin siglën. Pas gjithë kësaj situate Berisha tha jam shumica. Pas kësaj patëm një dorëheqje të Alibeajt, mori një përgjegjësi, që unë e kam kritikuar për mënyrën e dorëheqjes. Tani do bëhet certifikimi i mandateve, do mblidhen këshillat bashkiakë dhe do bëhet betimi i kryetarëve. Tani s’ka më koalcion, dhe këtë u kemi thënë demokratëve, që Berisha po ju çon në pusi. Nëse ka moral politik, tek ata që janë rreshtuar në frontin bashkë fitojnë, ata kthehet te partia e vetë, nëse jo bëjnë zgjedhjen e vetë. Por e kanë një shans të kthehen te PD pavarësisht dëmit që i kanë bërë.

Në vijim ai shtoi se në 2008 Berisha dhe Rama asgjësuan votën ë e lirë dhe se deri në 2021 ka pasur një përpjekje për shkatërrimin e opozitës dhe marrjen e saj peng. Haklaj tha se Basha nuk është rikthyer sepse ai ka qenë në PD.

Nuk kemi një rikthim të Bashës, sepse ai ishte te PD. Basha ishte mbështetës i tezës së 61 kandidatëve por s’kishte impakt se ishte i dorëhequr dhe tani ka marrë përgjegjësinë që i takon si deputetë, ish kryera i PD. Ka bërë disa takime me të rinjtë, me strukturat e PD, do ketë takime në të gjithë Shqipërinë dhe Basha ka dalë me një doktrinë se si dilet nga kjo situatë, që është kthimi i demokracisë përfaqësuese, që janë listat e hapura, vetingu në politikë.

I pyetur se kush do mund të sjellë PD në pushtet, Haklaj tha se Partia Demokratike do ngrihet vetë dhe se do kemi shumë zhvillime deri në zgjedhjet e 2025.

E gjithë lufta është për të mbajtur peng opozitën, përpos gjithë këtij aksioni të gjatë kundër PD, qindra mijë qytetarë kanë zgjedhur PD, e votuan dhe ajo mbijetoi. Çdo kandidatë, edhe Basha që plotëson kushtet për të qenë kandidat dhe ka një program e ka të drejtën morale, ligjore, statutore për të dalë në mejdan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy