Liqeni i Shkodrës dhe lumi Drin pranë kuotës maksimale, mijëra hektarë të përmbytura/ Evakuohen 130 persona (VIDEO)

Liqeni i Shkodrës dhe lumi Drin pranë kuotës maksimale, mijëra hektarë të përmbytura/ Evakuohen 130 persona (VIDEO)

Prefektura e Shkodrës del me informacion të detajuar lidhur me situatën e përmbytjeve si pasojë e motit të keq.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21 nëntor ,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).

-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Në Bashkinë Shkodër sipërfaqja totale e përmbytur është 1855 hektarë.

Njësia Administrative Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Njësia Administrative Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Njësia Administrative Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 hektarë, kryesisht fshatrat Baks, Luarz, Ças.

Njësia Administrative Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 hektarë, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Njësia Administrative Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 hektarë, konkretesht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri i Zi, 13 familje (48 persona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Persona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje (7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit.

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

1. Guri i Zi 250 banesa

2. Bërdicë 102 banesa

3. Lagja Nr.4, 30 banesa

4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër njofton se është në gatishmëri me të gjithë kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullatës së rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy