Një burrë nga Arizona ka vdekur dhe gruaja e tij është në një gjendje kritike pasi të dy morën një formë të klorurit për t’u mbrojtur kundër Covid-19.
Ilaçi është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së (FDA) për trajtimin e malaries, lupus dhe artritit reumatoid, por është i paprovuar për përdorim kundër koronavirusit të ri.
Ilaçi është përmendur nga Presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm për virusin. Përdoret edhe për të pastruar rezervuarët e peshkut, por i formuluar ndryshe nga ilaçi i përdorur për trajtimin e malaries.
Çifti kishte përdorur klorokuinë më parë si një trajtim për peshkun e tyre dhe u kishte mbetur një sasi në shtëpi. Menjëherë pas marrjes së tij, çifti rreth të 60-ave u sëmur. Ata përzien një sasi të vogël të substancës me lëng për të pirë. Brenda 20 minutash, të dy u sëmurën.
Gruaja tha se kishte parë një konferencë televizive në të cilën zoti Trump diskutoi përfitimet e mundshme të tij si një trajtim për Covid-19, njofton BBC.
"Kishim frikë të sëmureshim", deklaroi ajo.
Ekspertët e shëndetit “Banner” theksojnë se ilaçi kundër malaries, nuk duhet të merret për të trajtuar ose parandaluar [Covid-19].
Duke pasur parasysh pasigurinë rreth Covid-19, ne e kuptojmë se njerëzit po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus, por vetëmjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë.
Javën e kaluar, zoti Trump e trumbetoi ilaçin si një trajtim të mundshëm, duke shkruar në “Twitter” se kishte "një shans të vërtetë për të bërë kthesë në historinë e mjekësisë, kur merrej me azitromicinë dhe antibiotikë.



