Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresa Qytetare” tha në studion e MCN Informacion se universitetet e vendit tonë nuk rankohen asgjëkundi. Sipas aktivistit duhet që të gjithë aktorët të shtrohen në një debat kombëtar për të diskutuar për të ardhmen e vendin tonë.
Universitetet e vendit tonë nuk rankohen gjëkundi. Edhe për të blerë çorape hyn dhe shikon reviews, a është i kënaqur konsumatori, në krahasim me një tjetër si është rankuar. Ne nuk kalojmë dot këto institucione nuk bëhemi dot pjesë as në rankime.
Duhet një debat kombëtar që i sjell të gjitha palët për të diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, dhe jo për ardhmen e dy rrogave.



