“Kërcënimi i Bashës”, Nishani: Nuk kemi vetëm miq, ka edhe nga ata që duan destabilizimin e vendit tonë

“Kërcënimi i Bashës”, Nishani: Nuk kemi vetëm miq, ka edhe nga ata që duan destabilizimin e vendit tonë

Presidenti Nishani ka komentuar lajmin për kërcënimin e kreu të PD-së, Lulzim Basha. Gjatë një interviste në Ora Neës, Nishani tha se ka shumë aktorë që duan destabilitetin e Shqipërisë.

“Siguria e aktorëve kryesorë politikë sidomos në situata shumë të tensionuara politike që mund të eskalojnë në tensione sociale, është një element shumë serioz. E dyta, asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë faktin që nuk kemi vetëm miq, por ka edhe mjaft aktorë, të cilët punojnë dhe synojnë dhe investohen për të destabilizuar Shqipërinë, për të destabilizuar rajonin.

Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi institucione për të parandaluar mundësinë e këtyre tentativave dhe unë mund t’ju garantoj së pari këtë. Shqipëria i ka të gjitha institucionet, të cilat i kanë kapacitetet për të parandaluar çdo tentativë të destabilitetit të brendshëm që mund të vijnë nga aktorë të jashtëm. Duhet të mos neglizhojmë dhe të mos mendojmë që nuk ekzistojnë tentativa të tilla. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës; mund t’ju them vetëm këtë (sepse nuk mund të hyj sot në detaje sepse është çështje shumë e ndjeshme), tashmë është duke u konsideruar dhe unë besoj do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë kryesore ligjzbatuese në vend”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy