Politologu Ilir Kalemaj, masat kufizuese të SPAK ndaj Sali Berishës dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kompleksit “Partizani”, i sheh si të papritura nga ana e ish-Kryeministrit.
Duke hequr paralele me zhvillimet ndërkombëtare në raste të ngjashme, ai deklaroi për MCN Live se nuk do ketë arrestim të Sali Berishës në akuzën e korrupsionit pasiv, por nëse do ishte shpërdorim detyre dhe ndikim i paligjshëm, rasti do hante debat.
Sipas tij, ndikimi i paligjshëm është e vështirë të provohet se ke pasur vërtetë ndikim.
Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi janë individë privatë nuk kanë pasur poste zyrtare, dhe mbeten për tu provuar akuzat ndaj Malltezit, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sa i takon pezullimit të lëvizjes së lirë për zotin Berisha, nëse i referohemi rastit Berlusconi, asnjëherë nuk i është bllokuar e drejta e lëvizjes.
Kjo është bërë për arsye politike, pasi nuk besoj se Rama kishte dyshime se do kishte ndonjë përmbysje politike me lëvizjen e Berishës.
Mendoj se Berisha nuk kishte dijeni, nga mënyra si u ekzekutuan masat dhe nga konferenca për shtyp, dukej se ishte kapur në befasi dhe nuk ishte tërësisht i kthjellët si Berisha që kemi parë këto vite.
Edhe nga mënyra se si u ekzekutua kjo masë dhe shkuarja në banesë për t’i marrë pasaportën të cilën nuk e kishte dorëzuar gjatë kontrollit të selisë.
Natyrisht që priste goditje nga SPAK, në kuadër të non gratas amerikane, por nuk priste që t’i ndodhte kështu.
Sipas tij, drejtësia nuk ka shërbyer asnjëherë si mekanizëm korrektues mbi palët.
Në kohën e Ramës, kemi bashkëpunëtorët e tij, bazuar në shprehjen se hanin dardha pas kurrizit të tij. Ka qenë aq masive kohët e fundit goditjet në kampin e tij sa thuhet pse po pret sëpata vetëm majtas dhe jo djathtas?
Elementi i barazisë nuk pi shumë ujë këtu. Se këtu bëhet fjalë për një person dhe andej bëhet fjalë për një dyzinë. Për zotin Berisha bëhet fjalë për një akuzë që ngelet për tu vërtetuar.
Sigurisht mund të bëhet për arsye politike, pasi në vend që të merrej me aksionin e opozitës, duhet të mbrohet.



