Zgjedhjet e pjesshme në Mal të Zi, Zenka: Ekspansionizmi serb po arrin zenithin

Zgjedhjet e pjesshme në Mal të Zi, Zenka: Ekspansionizmi serb po arrin zenithin

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Mal të Zi, të cilat nuk i dhanë dot fitoren partisë së Gjukanoviçit për shkak të mungesës së koalicioneve, sollën zhgënjim te blloku proeuropian dhe pakicat.

Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, deputeti i Parlamentit malazez, Mehmet Zenka, tha se forcave proruse dhe proserbe po u jepet hapësirë manovre më e madhe, pavarësisht vullnetit të komunave të pakicave, të cilat sërish ia dolën të ekuilibrojnë rezultatin e përgjithshëm.    

Pritshmëritë e bllokut proeuropian, sidmos në Podgoricë, kanë përjetuar zhgënjim. Nuk arriti suksesin, kështu që politika ekspansioniste serbe po arrin zenithin në Mal të Zi. Është krijuar një situatë që forcave proserbe dhe proruse u jep një hapësirë të madhe manovre në skenën politike në Mal të Zi.

Përdoret një retorikë antipakicë. Ka një politikë antishqiptare. Nuk janë sinjale të mira. Kjo politikë e cila po udhëhiqet në Mal të Zi nuk përputhet në asnjë aspekt me programet tona.

Kjo fitore është një shtysë e madhe për politikën proserbe dhe proruse, por në komunat e pakicave kanë fituar forcat proeuropiane.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy