Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha të enjten se nuk ishte koha e duhur për të hequr sanksionet kundër Rusisë, disa orë pasi mori pjesë në një samit në Paris me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë europianë.
Deklarata e Starmer erdhi në vazhdën e proceseve të vazhdueshme të paqes me ndërmjetësimin amerikan dhe kushteve të vendosura nga Moska për një armëpushim të pjesshëm, të cilat përfshijnë heqjen e sanksioneve specifike ekonomike.
“Tani nuk është koha për të hequr sanksionet,” tha kryeministri britanik, duke riafirmuar angazhimin e vendit të tij ndaj politikës së presionit ndaj Rusisë derisa trupat ruse të tërhiqen nga Ukraina.
Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi se heqja e sanksioneve kundër Rusisë në këtë kohë do të ishte një “gabim serioz”.
Duke folur në Paris në margjinat e një samiti të liderëve evropianë në mbështetje të Ukrainës, Scholz tha: “Nuk ka kuptim të hiqen sanksionet përpara se paqja të arrihet vërtetë. Fatkeqësisht, jemi ende shumë larg nga kjo”.



