Biznesmeni Eral Myftaraj është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.
Myftaraj është i njohur për lidhjet dhe miqësinë e tij me ish-ministrin Bledi Çuçi. Disa kohë më parë Myftaraj u shantazhua nga një grup kriminal për tenderat.
Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Myftaraj është paraqitur në SPAK pa praninë e një avokati.
Myftaraj është paraqitur në SPAK pa praninë e një avokati, gjë që tregon që ai do të dëshmojë dhe do të japë përgjigje, ose nëse do të dojë të japë përgjigje si person në dijeni për rrethanat e një hetimi të një vepre penale.
Nuk bëhet me dije procedimi penal, por lidhet ky hetim me tenderat. Nëse është i përfshirë vetë Myftaraj, apo ai ka dalë si lidhje mbetet për t’u parë.



