21 janari, shteti shqiptar bëhet gati për përballjen në Strasburg

21 janari, shteti shqiptar bëhet gati për përballjen në Strasburg

Prokuroria shqiptare ka dorëzuar të Avokatura e Shtetit të gjithë dosjen hetimore të 21 janarit. Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetarja Anduena Llabani shpjegoi hapat e ndjekur deri tani për procesin ndaj shtetit shqiptar, i cili është paditur nga familja e Aleks Nikës, njëri prej 4 viktimave të protestës së dhunshme të 10 viteve më parë para Kryeministrisë.

Prokurorët kanë pasur në hetim materialin dhe brenda çdo afati është dërguar pranë Avokaturës për të mbrojtur shtetin në Strasburg, ku e ka çuar familja e Aleks Nikës. Për të gjithë viktimat e 21 janarit kemi të dënuar, por për Aleks Nikën jo. Strasburgu e ka hapur çështjen dhe kërkesa që MCN disponon bën fjalë për atë informacionin që shteti shqiptar duhet të ketë. Ka një afat kohor prej 5 ditësh për të siguruar këto materiale”, tha Llabani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy