Legalizimi i kanabisit, Karaj: Qeveria nuk ka ide dhe plan konkret, kapacitetet farmaceutike të pamjaftueshme

Legalizimi i kanabisit, Karaj: Qeveria nuk ka ide dhe plan konkret, kapacitetet farmaceutike të pamjaftueshme

Në studion e ‘MCN Economy’ është diskutuar legalizimi i kanabisit për të cilin gazetari i BIRN Vladimir Karaj deklaroi se sot ka një numër të madh personash në burg për kultivimin e saj, prandaj sipas tij para së gjithash duhet diskutuar kjo para kësaj nisme.

Ai tha se ndërsa ne po flasim për legalizim kanabisi mjekësor, ndërkohë që e kemi të dënueshme me ligj kultivimin e saj.

Sot që flasim Shqipëria ka një numër të madh personash që ndodhet në burg për kultivim kanabisi, një pjesë e të cilëve për një sasi të vogël rrënjësh dhe mendoj se nisja dhe qëndrimet publike të kryeministrit nga njëra anë tregojnë liberalizim duke rrezikuar që në fund të përfundojnë në qeli. Ne po flasim për legalizim kanabisi mjekësor, ndërkohë që e kemi të dënueshme me ligj kultivimin e saj. Ka shumë njerëz në burg tani për sasi të vogël kanabisi dhe para legalizimit duhet të flasim sa do ndëshkojmë dhe si do e ndëshkojmë.

Më tej ai deklaroi se lidhur me këtë plan, qeveria nuk ka ide dhe plan konkret për objektivin për aq kohë sa policia e shtetit deri para pak kohësh shkatërronte plantacionet e kërpit për kanabis.

Nuk mendojnë se në Shqipëri është shtruar si diskutim të moralit dhe ajo që po thoja është se ne jemi pa plan dhe pa ide konkrete se çfarë duam të arrijmë dhe para dy tre vitesh policia shkatërronte plantacionet e kërpit se mendonte se ishte kanabis. Derisa jemi në këtë fazë kur nuk dallojmë dot kërpin nga kanabisi se di sa jemi në gjendje të bëjmë për ta ndaluar. Në Tiranë kanabisi përdoret rregullisht dhe ajo që po bën qeveria më shumë është spekulim për të krijuar një temë debati se sa një përpjekje për të shkuar drejt legalizimit të kanabisit.

Gazetari Karaj komentoi ndër të tjera edhe kapacitete farmaceutike për të cilat u shpreh se Shqipëri janë të pamjaftueshme. Sipas tij lehtësim do të kishim nëse shqipëria dio të futej në garë për të prodhuar dhe shitur kanabis për përdorim personal.

Jemi një ekonomi formale, në këtë sens nuk e di se si mund të kontrollonim një ekonomi ilegale ku përfitimet më të mëdha i vijnë prej legalitetit. Prandaj më duket më shumë një spekulim dhe nuk shoh se si mund të përfitojë Shqipëria nga legalizimi i kanabisit. Nuk e di sa mund të siguroheshin kontratat për shitjen e kanabisit kur ka vende me industri më të zhvilluara se ne. E vetmja garë ku kemi hyrë në mënyrë ilegale është trafikimi i kanabisit ku kemi pasur një farë suksesi. Lehtësim do të kishim nëse Shqipëria do të futej në garë për të prodhuar dhe shitur kanabis për përdorim personal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy