300 vende të reja pune janë reklamuar këtë fundjavë në Berat në panarin e punës, të organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Stendat i ka vizituar, mes të tjerëve edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa 1/3 e vendeve vakante i përket ushtarëve me pagesë.
Në fakt, rekrutimi i Forcave të Armatosura kryhet sipas një procedure të pëvitshme që hapet nga qendra e Personel Rekrutimit dhe bën thirrje për një numër të programuar pjesëmarrësish, të cilët pas përzgjedhjes kryejnë shërbim ushtarak me pagesë.
Por, hendeku që kanë zyrat e Punës për të plotësuar objektivat e punëismit, e kanë drejtuar edhe te ky kontigjent për të realizuar normën, e cila për këtë mandat është premtuar të jetë 220 mijë vende të reja pune. Rama ka vizituar edhe stendat e tjera, ku dukshëm numri i kërkesave ka qenë më i ulët se në stendën personel-rekrutimit.
Rama u shpreh se objektivi i vitit për punësime nga zyra e punës është për 25000 mijë kontrata.



