Venecia, taksë hyrjeje 2.5-10 euro për turistët (VIDEO)

Venecia, taksë hyrjeje 2.5-10 euro për turistët (VIDEO)

Çdo turist që nuk qëndron gjatë në venecia do të paguajë një taksë hyrjeje që varion nga 2.5 euro në 10 euro në kulmin e sezonit në verë. Taksa u vendos pas ankesave të venecianëve se numri i lartë i turistëve po dëmtojnë qytetin.

Venecias ka fituar të drejtën për të zbatuar një tarifë hyrjeje deri në 10 euro për turistët me qëndrim të shkurtër.

Ndonëse turistët aktualisht paguajnë një taksë kur ata vizitojnë ishujt evegjel të italisë, buxheti i qeverisë për vitin 2019 i jep të drejtën Venecias të aplikojë tarifën, e cila do të synojë të reduktojnë anijet turistike. 

Vendimi vjen pasi venecianët janë ankuar se turizmi masiv po e dëmton qytetin e adhuruar për kanalet e tij piktoreske. Çdo vit qindra anije me më shumë se një milion pasagjerë lundrojnë në Venecia, duke shijuar qytetin, por taksa e re vec reudktimit të numrit pritet të shtojë dhe të ardhurat.

Kryebashkiaku i Luigi Brugnaro tha se "taksa e uljes" do të gjeneronte të ardhura të nevojshme për ta mbajtur qytetin të pastër. Sipas buxhetit, taksa do të vendoset 2.50 deri në 5 euro për person, por në kulmin e sezonit të verës mund të rritet deri në 10 euro, cka do ta bënte venecian si qytetin me taksën më të lartë ne vend për turistët.  

Taksa do të zbatohet vetëm për turistët, por nuk është e qartë nëse do të zëvendësojë një taksë qyteti që tashmë aplikohet ndaj atyre që qëndrojnë në hotele.

Ky taksë deri më tani ka siguruar rreth 30 milion euro në vit, por "taksa e re për turistët parashikohet të të gjenerojë deri në rreth 50 milion euro.

Ngërci i vetëm qëndron tek identifikimi i numrit të turistëve që futen ne qytet përmes ajrit, rrugës dhe linjave hekurudhore, pasi për ata që lundrojnë me varka dhe anije është shumë e lehtë. Banorët vendas, punonjësit dhe studentët do të përjashtohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy