Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, 3 në pranga

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, 3 në pranga

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Compensation”, ka zbuluar një rast të shfrytëzimit për prostitucion, duke vënë në pranga tre persona.

Pas hetimeve disamujore, efektivët e komisariatit Nr.6 në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan operacionin gjatë së premtes.

Gjatë tij u vu në pranga A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni” dhe Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy