
Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se duhet bërë transparencë për projektin e kullave tek “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Më tej Karanxha tha se fëmijët duhet të marrin sipërfaqen e pronës që meritojnë.
E shohin pronën e shtetit për të gllabëruar. Është pronë e shtetit, sa fiton shteti? Pse të mos jenë transparente? Procedurat e shpejta shpesh sjellin gabime. Duhet të kemi transparencë, pse u bë kjo? Çfarë fitojnë jetimët? Duhet ta dimë se janë njerëz që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Do ishte mirë që të thuhej sa sipërfaqe përfitojnë jetimet.
Mund t’i çojnë e t’i nxjerrin në Elbasan. Duhet të marrin sipërfaqen e pronës që meritojnë dhe shumë më tepër.



