Shpërthime në bazën ajrore ruse në Krime, 13 të plagosur

Shpërthime në bazën ajrore ruse në Krime, 13 të plagosur

Shpërthime masive janë regjistruar në bazën ajrore Novofedorivka në Krime, ndërsa janë regjistruar deri më tani 13 persona të plagosur dhe një i vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Krimesë.

Shpërthimet shkaktuan dëme edhe në një qytet aty pranë, me xhamat e shpërthyer. Ndërtesat e larta humbën energjinë, ndërsa dyqanet dhe një qendër kulturore u dëmtuan, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Të martën, media shtetërore ruse RIA Novosti fillimisht raportoi se shpërthimet ishin shkaktuar nga municione të shpërthyera të aviacionit "në territorin e fushës ajrore "Saki" afër Novofedorivka.

Ukraina nuk ka thënë zyrtarisht se forcat e saj ishin përgjegjëse për shpërthimet. Por një këshilltar i ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko, tha të mërkurën se imazhet satelitore të aeroportit disa orë para sulmit treguan se aty ndodheshin më shumë se 30 avionë dhe helikopterë.

Të mërkurën, forcat e armatosura ukrainase shtuan nëntë avionë në numrin e pajisjeve ushtarake ruse që ata thonë se janë shkatërruar.

Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta "filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë, çlirimin e saj. Sot është e pamundur të thuhet se kur do të ndodhë kjo. Por ne po shtojmë vazhdimisht komponentët e nevojshëm në formulën për çlirimin e Krimesë," tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy