Foto /Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve

Foto /Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve

Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados analizuan imazhet satelitore të motit në këtë zonë të famshme dhe vunë re një seri resh të pazakonshme gjashtëkëndore.

Sipas Channel Science, ka të ngjarë që më në fund është gjetur një zgjidhje për misterin që fshihet pas Trekëndëshit të Bermudës, një vend ku qindra avionë dhe anije thuhet se janë zhdukur nën kushte të pashpjegueshme.

Meteorologët kanë supozuar se këto re veprojnë si “bomba ajrore”.

Mendohet të jenë shkaku kryesor i shpërthimeve ajrore fatale që mund të kalojnë lehtësisht 273km/h. Këto erëra të forta “të hedhin në erë” dhe mund të krijojnë dallgë mbi 13 metra të larta.

Asnjë anije nuk mund t’i mbijetojë një stuhie të tillë dhe asnjë avion nuk mund t’i përballojë erërat e tilla.

Retë zakonisht nuk formojnë skaje të drejta. Megjithatë, duke gjykuar nga imazhet satelitore, Trekëndëshi i Bermudas bën përjashtim.

Për këtë teori kanë nisur kërkime të mëtejshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota po përpiqen të zbulojnë se pse ka kaq shumë anomali në këtë zonë.

Trekëndëshi i Bermudas ndodhet në një zonë të madhe të Oqeanit Atlantik mes Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës dhe njihet për fenomenet misterioze që ndodhin aty. Ka pasur raportime që nga viti 1945, kur pesë bombardues amerikanë dhe një aeroplan u zhdukën pa gjurmë.

Që atëherë, 75 avionë dhe disa qindra anije janë zhdukur. Tragjedia e fundit ka ndodhur në vitin 2015 me zhdukjen e transportuesit të El Faro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy