“53 mijë shtetas rusë kanë hyrë në BE javën e fundit, me 20% më pak në krahasim me javën e kaluar". Kështu njofton agjencia evropiane Frontex, duke nënvizuar se “shumica e qytetarëve rusë po hyjnë në BE përmes pikave kufitare finlandeze”.
“Ardhjet duhet të ulen”, parashikon agjencia, për shkak të vendosjes së politikës së vizave nga BE.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mbi 1.356 milionë qytetarë rusë kanë hyrë në BE nga kufijtë e saj tokësorë.



