Një tjetër shpërthim ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme turqi duke lënë një person të vdekur ndërsa 14 të tjerë të plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të stacionit të policisë në qytetin jugor turk Gaziantep I cili ndodhet 10 km nga kufiri sirian.
Shpërthimi është dëgjuar edhe disa kilometra larg ndërsa bëhet me dije se 9 nga të plagosurit janë policë.
Turqia është goditur edhe herë të tjera nga një seri shpërthimesh , të cilat lidhen me sulme terroristet e shtetit islamik si dhe me sulmet e kurdëve.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të këtiuj shpërthimi megjithatë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



