
Ish-Kryeministri Sali Berisha votoi sot për kryetarin e PD-së dega nr.2 në Tiranë. Në një deklaratë për mediat Berisha se me këtë proces demokratët vendosin opozitën e vërtetë shqiptare.
Dua që të uroj të uroj nga zemra çdo demokrat të 14 degëve të PD që firmosin sot kryetarin e ardhshëm të degës. Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë, ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme. Theksoj se këta demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kushte i të gjitha kushteteve për një shoqëri të lirë. Është një ogur i mbarë për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të çdo lloji. Vetëm një opozitë e vërtetë ka shansin që ta shndërrojë PD në një forcë fitimtare.
Asgjë nuk mund ta pengojë PD në rrugën e saj si forcë politike opozitare.
Për vendimin e djeshëm të Gjykatës Berisha tha:
Një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë. Një njeri me karakter nuk i lejon vetes akte të tilla. Gjyqtarja shpalli atë që nuk ishte parë. Akti më i shëmtuar i CV-së së saj. Ky revolucion nuk ndalet në asgjë.
I pyetur për ndërhyrjen e ambasadores Kim Berisha tha:
Nuk besoj se ka patur një shkelje më të rëndë . Nuk besoj se ky është një parim i vendit të saj të lirisë, është një akt individual, do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së.



