Mihail Gorbaçov thotë se Putin dhe Trump duhet të hartojnë politika që të shmangin luftëra të mundshme bërthamore në kohën kur bota po përballet me militarizimin e politikës dhe garës së re për armë. Politikani 85-vjeçar, i cili ka qenë lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste, beson e bota po përgatitet për luftën e tretë globale.
Politikan në kohën e glasnostit dhe Luftës së Ftohtë, ai thotë se bota sot është plot me probleme, ndërsa ata që hartojnë politika janë konfuzë dhe të humbur.
“Asnjë problem nuk është më urgjent në ditët e sotme se militarizimi i politikës dhe gara për armë të reja. Ndalja e kësaj gare shkatërruese duhet të jetë prioriteti numër një”, thotë ai në një shkrim për “Time”.
Gorbaçov thotë se trupa dhe armatime po sillen në Europë. Ai shton se në kohën kur buxhetet e qeverive nuk po ia dalin të zgjidhin shumë probleme sociale, shpenzimet ushtarake po rriten.
"Politikanët dhe udhëheqësit ushtarakë po tingëllojë gjithnjë e më agresivë dhe mbrojnë doktrina gjithnjë e më të rrezikshme. Edhe analistët dhe personalitetet televizive po i bashkohen korit luftarak. Duket sikur bota po përgatitet për një luftë tjetër”, shprehet ai.
Gorbaçov është një prej njerëzve që iu dha merita e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe Luftës së Ftohtë. Ai ka luajtur një rol të veçantë në procesin e çarmatosjes bërthamore në vitin 1980.
80 për qind e armëve bërthamore të mbledhura gjatë Luftës së Ftohtë janë shkatërruar.
Komentet e Gorbaçovit në lidhje me rrezikun bërthamor vijnë në një kohë kur dy kongresmenë amerikanë bënë një kërkesë për kufizimin e kompetencave të presidentit Trump për sulme bërthamore, ndërsa në Britaninë e Madhe një test bërthamor dështoi.
Në të njëtën kohë, raportime të pakonfirmuara ende flasin për një lëvizje të raketatave me rreze të gjatë veprimi të Kinës drejt kufirit rus. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



