MSH: Tre viktima të tjera nga Covid-19, përgjysmohen rastet e reja (VIDEO)

MSH: Tre viktima të tjera nga Covid-19, përgjysmohen rastet e reja (VIDEO)

Tre pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e çuar në 107 numrin e viktimave deri tani në Shqipëri.  

Një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Tre pacientët ishin të në terapi intensive, të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 55 raste të reja. Kjo shënon një rënie të ndjeshme në raport me ditën e djeshme (99 raste), në raport me pothuajse të njëjtin numër testimesh.  

Aktualisht, në Shqipëri janë 1585 pacientë aktivë me Covid-19.  

Ndërkohë, sa i takon numrit të të shëruarve, ai sot është më i madh se numri i rasteve të reja. Janë shëruar 77 pacientë, duke e çuar në 2214 numrin e atyre që e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i pandemisë.  

Rastet e reja dhe shpërndarja

Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik.

Higjiena dhe zbatimi i protokolleve është detyrim ligjor për çdo biznes, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga përhapja e Covid19.

Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Coronavirusi, duhet të izoloheni, dhe të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)

Testime totale          34,606

Raste pozitive           3,906

Raste të shëruara     2,214

Raste Aktive             1,585

Humbje jete                 107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              737

Durrës              206

Shkodër           187

Vlorë                105    

Lezhë                84

Kukës                54

Korçë                 49

Elbasan              42

Fier                    39

Berat                  37

Dibër                  24

Gjirokastër         21

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy