Zgjodhi Shqipërinë për studime/ Kim, indoneziani i dashuruar pas vendit tonë që këndon këngë patriotike

Zgjodhi Shqipërinë për studime/ Kim, indoneziani i dashuruar pas vendit tonë që këndon këngë patriotike

Të jesh një i ri nga Indonezia dhe të zgjedhësh të jetosh në Shqipëri, është një zgjedhje e veçantë dhe interesante. Anpas Tohir Mounlana, i njohur si Kim, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tregoi se si vendosi të vijë në Shqipëri për studime dhe për të jetuar.

Kim jo vetëm këndon, por edhe vallëzon shumë mirë me këngët patriotike shqiptare. 

Ai tregon se dashuria për Shqipërinë nisi që në ditën e parë kur mbërriti në vendin tonë.

Kur erdha për herë të parë, mendoja se shqiptarët nuk ishin dhe aq mikpritës, por që ditën e parë më trajtuan shumë mirë. Për këtë arsye u ktheva sërish, sepse e di sa mikpritës jeni. 

Gjuhën shqipe e kam mësuar fillimisht nga YouTube. 
Ishte e vështirë të gjeja një kanal për ta mësuar, por gjeta një dhe fillova me fjalët e para, fjalët kyçe. Mësoja një orë në ditë dhe pas tre muajsh arrita të komunikoj pak. 

Gramatika shqipe është shumë e vështirë, sepse keni shumë folje dhe lakime.

Nuk e njihja Shqipërinë dhe madje nuk e dija as se ku ndodhej, derisa fitova një bursë studimi.
Ëndërroja të studioja jashtë vendit. U pranova në katër universitete në Gjermani, por pas kërkimit kuptova se të jetuarit në Tiranë është më e mirë për mua se të jetuarit në Indonezi.

 Në Gjermani jeta është shumë e shpejtë, nuk u ndjeva rehat. Këtu jam përshtatur dhe ndihem më mirë.

Fillimisht më mahniti figura e Skënderbeut, ndërsa sot e pëlqej shumë liqenin dhe xhiron me biçikletë nëpër qytet.
Banoj te terminali i Kamzës. Më pëlqejnë shumë ushqimet shqiptare, veçanërisht byreku, krepat dhe pjatat tradicionale.

Kim shton se një ndër gjërat që e lidh fort me Shqipërinë është dashuria e tij për këngët patriotike.

Unë këndoj dhe vallëzoj me këngët patriotike shqiptare, sepse më japin shumë emocion. 

Gëzuar 29 Nëntorin, ditën e Flamurit!. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy