Katër mijë ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Gjermani në kuadër të rotacioneve të përhershme të trupave në Evropë që Pentagoni bëri me dije se kështu po dërgohet edhe një mesazh i qartë për Rusinë .SHBA-ja tregon angazhimin për aleatët e saj evropiane në prag të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe planifikon të rrisë "qëllimin dhe kompleksitetin" e ushtrimeve të trajnimit në rajon, duke u fokusuar në bashkëpunim me forcat aleate



