Të rihapet dosja e “21 janarit”/ Zbardhen 7 kërkesat e Policisë për rihetim (VIDEO)

Të rihapet dosja e “21 janarit”/ Zbardhen 7 kërkesat e Policisë për rihetim (VIDEO)

Teksa kanë kaluar 10 vjet nga ngjarja që ndodhi në protestën e “21 janarit”, ku katër persona mbetën të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha.

Policia e Tiranës ka kërkuar një rinisje të hetimeve me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, familjarët përsëritin vazhdimisht apelin për drejtësi, ndërsa rezulton se është e nevojshme të hetohen dhe disa veprime hetimore shtesë:

7 kërkesat kërkesat e policisë për rihetimin e 21 Janarit

1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse skena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish-efektiv dhe efektiv të Gardës me shërbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy