A e kalon dot oqeanin? Rama: Jo vetëm e kaloj, por do t’i bëj një surprizë të këndshme kënetës!

A e kalon dot oqeanin? Rama: Jo vetëm e kaloj, por do t’i bëj një surprizë të këndshme kënetës!

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot gjatë rubrikës “Sy më Sy” nëse e kalon dot oqeanin.

Rama u shpreh se jo vetëm e kalon oqeanin sa herë të dojë, por do ketë surpriza të këndshme në të ardhmen.

Kujtojmë që me ardhjen e administratës së re Trump, opozita ka aluduar se Rama do jetë në telashe dhe do hetohet për çështjen "McGonigal". 

Pyetje: A do e kaloni oqeanin?

Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, i dashur, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Paske fjetur në kënetë dhe qenke zgjuar në kënetë. Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme dhe të jesh sigurt që e kaloj oqeanin sa herë të dua, edhe mos u çudit fare, që ta shikosh që jo do ta kaloj por….nuk po flas më shumë, se dua të bëj një surprizë të këndshme ty, edhe kënetës bashkë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy