
Presidenti kroat Zoran Milanoviç kritikoi të hënën lëvizjet e aleatëve të NATO-s për t'i ofruar tanke Ukrainës, duke e quajtur "çmenduri", ndërsa ai kritikoi mbështetjen perëndimore për Kievin në zmbrapsjen e pushtimit gati njëvjeçar të Rusisë.
"Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje. Kjo e zgjat luftën," u tha Milanoviç gazetarëve në qytetin e Petrinjës.
"Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri”, shtoi ai.
Milanoviç ka kritikuar vazhdimisht përfshirjen e Perëndimit në luftë. Javën e kaluar, ai përsëriti qëndrimin e tij se "Rusia po i pastron hesapet me amerikanët nëpërmjet Ukrainës" dhe se lufta do të zgjidhej midis Uashingtonit dhe Moskës.



