Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një rritje të dërgesave të gazit natyror të lëngshëm në Evropë për të ndihmuar në uljen e varësisë së kontinentit nga gazi rus.
Para nisjes për në Poloni, Biden u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilën e priti në Bruksel.
Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë BE-në me deri në 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm deri në fund të vitit 2022. Kjo sasi do të rritet në 50 miliardë në vit deri në vitin 2030.
"Gjithçka që SHBA-ja dhe BE-ja duan janë masat konkrete për të reduktuar varësinë nga gazi, duke përfshirë edhe 'energjinë e rinovueshme', që do të thotë investim në energji të reja", tha presidenti. Këto hapa, thotë presidenti amerikan do të rrisin sigurinë energjetike.
Plani Biden-Von der Leyen për furnizimet dhe axhendën e klimës përqendrohet në një objektiv të dyfishtë.
"Një e ndihmon Evropën të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe së dyti , ul kërkesën për gaz në Evropë në përgjithësi”.
SHBA dhe BE do të investojnë në zgjidhje për të krijuar hidrogjen të pastër dhe të rinovueshëm, masa që do të rrisin energjinë dhe sigurinë ekonomike kombëtare.



