Arrestohet Ilir Meta, akuzohet për tri vepra penale. Detyrim paraqitje për Kryemadhin (VIDEO)

Arrestohet Ilir Meta, akuzohet për tri vepra penale. Detyrim paraqitje për Kryemadhin (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar mesditën e sotme me urdhër të SPAK-ut. Gazetari Arsen Rusta raporton se është ekzekutuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetmimit një masë sigurie "detyrim paraqitje" edhe për deputeten Monika Kryemadhi, me të cilën Meta është në proces divorci.

MCN TV mëson se Meta është arrestuar me kërkesë të prokurorit Sotir Kllapi. Ish-kreu i shtetit është ndaluar në zonën e njohur si Mbikalimi i Kthesës së Kamzës, teksa po shkonte drejt selisë së partisë.

Ndërkaq është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” mbi shtetasin Piro Xhixho dhe "detyrim paraqitje" për Ema Çokun.

Ndaj kreut të PL rëndojnë tri akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurive.

Kujtojmë që Ilir Meta është marrë më herët në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me aferën CEZ-DIA.

Gjithashtu ndaj Metës dhe Kryemadhit ka një hetim pasuror në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy