Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës (VIDEO)

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës (VIDEO)

Vjosa Osmani është zgjedhur presidentja e re e Republikës së Kosovës në raundin e tretë të votimeve me 71 vota. Asaj i duheshin 61 votaa1, ndërsa si kundërshtar kishte Nasuf Bejtjen.

Në dy raundet e para nevojiteshin 81 vota, por nga 82 deputetë që votuan 11 vota dolën të pavlefshme. Pasi u konfirmua si presidentja e re Vjosa Osmani bëri edhe betimin në parlament.

Ajo ishte ushtruesja në detyrë e këtij roli, ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte edhe politikanja më e votuar. Ajo është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, që është kryeministri i Kosovës.

 

Ndërkohë në fjalimin e rastit Vjosa Osmani në parlamentin e Kosovës u shpreh:

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë.

Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie.

Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim. Vendosmëria për të rritur ëndërr 137n po jetësohet. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani.

Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy