
Ecuria jo e mirë e Napolit nën drejtimin e Rudi Garcias , tashmë pothuajse i larguar nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ i ka bërë drejtuesit të mendojnë për një alternativë cilësore.
Ditën e djeshme presidenti Aurelio Di Laurentis zhvilloi një takim me Igor Tudor i cili nuk pati asnjë rezultat pasi kroati nuk e ka bindur numrin një të italianëve.
Kjo situatë e ka detyruar të kontaktojë Walter Mazzarrin, një trainer me eksperiencë në Itali, i cili në 2012-tën fitoi Kupën e Italisë me Napolin.
Parashikohet se ditën e sotme do të vijojnë negociatat me 62 vjeçarin, i cili mund të marrë drejtimin e ‘’ Il Partenopei ‘’, të paktën deri në fundin e sezonit aktual.
Megjithatë, po analizohen edhe emra si Francesco Farioli , i cili aktualisht drejton Nicen dhe Vincenzo Italiano, traineri i Fiorentinës.



