
Agron Shehaj i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN Tv ka komentuar lidhur me partinë e tij të re të krijuar ‘Mundësia’.
Ai tha se në çdo debat që ka bërë ka dëgjuar vazhdimisht se sa të pakënaqur janë njerëzit me këto partitë aktuale dhe ishte e nevojshme lindja e një force të re.
Sipasn tij, në PD ai është përpjekur ytë bëjë detyrën e vetë si deputetë, por në fund ka arritur në konkluzionin se nuk ja vlente më dhe vendosi të dalë me një parti të vetën.

E kuptoj dyshimin që mund të kenë shumë persona, por e para është se njerëzimi ka ecur përmes dështimit, kështu ka ardhur zhvillimi në çdo fushë e shoqëri. Kështu që në këto 30 vite kanë dështuar shumë, por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Dështimi është fakt, por dhe gjërat e reja kështu vijnë pas shumë dështimesh do vijë dikush që do sjellë ndryshimin.
Në çdo debat që kam bërë unë kam dëgjuar vazhdimisht se sa të pakënaqur janë njerëzit me këto partitë aktuale, se sa të paaftë janë dhe se janë duke kërkuar gjithë kohës daljen e një force të re. Kur dikush ka një ide, merr guximin, dhe hedh hapin direkt sulmohet që s’ka ndodhur për 30 vjet dhe s’ka për të ndodhur, por jo.
Në PD jam përpjekur të bëjë detyrën time si deputet. Detyra e parë është të bëjë denoncime dhe të mos heshtë dhe unë e kam bërë aq sa kam mundur. Unë arrita në një pikë brenda vetes se unë në PD isha i pabesueshëm. Për mua nuk ja vlente që të rrija më aty në PD dhe dola jashtë me një parti tjetër.



