Parlamenti “ngel në klasë” marrëveshjen e May-t për Brexit. Brukseli: Nuk ndryshojmë asgjë (VIDEO)

Parlamenti “ngel në klasë” marrëveshjen e May-t për Brexit. Brukseli: Nuk ndryshojmë asgjë (VIDEO)

Parlamenti britanik ka hedhur poshtë marrëveshjen e kryeministres Theresa May me Brukselin për shkëputjen e Britanisë me Bashkimin Europian. Me 432 vota kundër dhe 202 pro, deputetët britanikë kanë “ngelur në klasë” marrëveshjen e kryeministres May, e cila nuk ka as mbështetjen e partisë së saj, pasi 118 prej deputetëve që votuan kundër janë konservatorë.

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, ka paraqitur kërkesën për një mocion mosbesimi për qeverinë “May”. Pritet që kjo të diskutohet ditën e sotme.

Ndërkohë, kreu i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i mbyll Britanisë çdo mundësi rinegocimi për marrëveshjen. “Nuk besoj se ka mbetur gjë për të ndryshuar. Britanisë së Madhe i është dhënë çfarë ka kërkuar, kur ishte pjesë integrale e Bashkimit Europian. I kemi lënë hapësirat që mund t’i liheshin, pa cenuar interesat e qytetarëve europianë që jetojnë në Britani, në rast të një Brexit-i të vështirë , apo daljes nga BE-ja pa një marrëveshje me Brukselin”, ka thënë Tajani.

Mosaprovimi i marrëveshjes nga Parlamenti britanik lë të hapur mundësinë e një referendumi të dytë. Megjithatë, May e sheh këtë mundësi si një instrument ndarjeje për Britaninë.   

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy