Në qendrat shëndetësore, ditët e fundit është shtuar fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës.
Mjekja e përgjithshme, Vlera Lekaj, thotë se shumë pacientë janë paraqitur me rrufë dhe kollë të thatë, ndërsa sipas saj, rastet me Covid 19 kanë pësuar ulje të ndjeshme.



