Një vizitë në kishën e Shën Luçias, objekti më i vjetër fetar në qendër të Durrësit (VIDEO)

Një vizitë në kishën e Shën Luçias, objekti më i vjetër fetar në qendër të Durrësit (VIDEO)

Kushdo që jeton në Durrës ka vizituar të paktën një herë kishën e Shën Luçias, pavarësisht besimit të tij. E pozicionuar në zemër të qytetit bregdetar, ajo përfaqëson objektin më të vjetër të krishterë në Durrës.

Studiuesi, Dorian Hatibi zbulon për MCN se në këtë kishë ndërthuren të gjithë elementët historikë, të cilët kanë përcaktuar të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ndërtimi i saj iu kërkua sulltanit të Perandorisë Osmane në vitin 1856, nga komuniteti i vogël katolik i qytetit që asokohe ishte nën protektoratin e kurorës Habsburge.

Ndërsa, pak muaj më pas, në janar të vitit 1857, sulltani Abdylmexhit i parë, përmes një fermani të posaçëm, dha lejen për ndërtim. Guri i parë u bekua nga Imzot d’Ambrosio, më 20 tetor 1867 dhe punimet zgjatën deri në verën e vitit 1873.

Nga ana tjetër, në këtë kishë është zhvilluar pothuajse çdo ngjarje e rëndësishme e qytetit dhe më gjerë, nga fundi i shekullit të 19 deri në fillim të shekullit 20. Këtë e dëshmon prania e 4 varreve të 4 personaliteteve të kulturës, fesë dhe politikës shqiptare: Dom Nikollë Kaçorri, Pjetër Gjura, Vinçenz Prenushi dhe Jul Bonati.

Vetë zëvendëskryeministri i parë shqiptar pas pavarësisë, Dom Nikollë Kacorri e zhvilloi veprimtarinë politike duke pasur si qendër këtë kishë, e cila shërbeu si bazë për magazinimin e abetareve, por edhe si shkollë e mësimit të gjuhës shqipe.

Një tempull i të gjithë historisë durrsake dhe jo vetëm, i cili tashmë është bërë pjesë e guidave turistike duke i dhënë mundësi jo vetëm vendasve, por edhe të huajve ta njohin dhe ta vlerësojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy