Nga Zogu te Rama/ Spaho: Politikanët tanë kanë qenë burra dy metra me të fortë nga pas!

Nga Zogu te Rama/ Spaho: Politikanët tanë kanë qenë burra dy metra me të fortë nga pas!

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tha në “Arnautistan” se politikanët në historinë e Shqipërisë nga Zogu te Rama, kanë qenë burra nga dy metra me disa të fortë nga pas.

Spaho vuri në dukje se mirëqenien e popujve s’e kanë sjellë burrat e fortë, por ata inteligjentë. Eksperti i ekonomisë thotë se Shqipëria do jetë vend perëndimor kur s’do ketë rëndësi emri i kryeministrit të radhës.

Politikanët tanë janë burra nga dy metra, me ca të fortë nga pas. Kështu ishte Zogu, Enver Hoxha, ai që erdhi pas Enverit, dhe ai që erdhi pas pas Enverit. E kemi si defekt kombëtar, sepse shqiptari thotë: Nuk është burrë i fortë ai! Tregon që evolucioni jonë ka disa probleme. Do jemi vend perëndimor dhe demokratik në momentin kur s’do ketë rëndësi kush do jetë kryeministri i radhës. Çështja është që shteti të funksionojë gjithsesi. Italia ka pasur 60 e ca kryeministra në 60 vjet, ju kujtohet ndonjë emër kryeministri?! Emri i fundit që kujtohet është Mussolini. Kujtohet diktatori i fundit si burrë i fortë. Mirëqenien s’e kanë sjellë burrat e fortë, por burrat inteligjentë. Në momentin që ky vend do udhëhiqet nga inteligjenca dhe dashuria për vendin, ky vend do bëjë përpara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy