
Kanë nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, të emëruar nga Edi Rama, i cili dyshohet se është personi i filmuar duke pirë kokainë.
Pas publikimit të videos, ku duket një person duke konsumuar drogë, është vendosur që të nisin hetimet ndaj Lefter Allës.
Çështja penale është hapur nga prokuroria speciale e antikorrupsionit e njohur si SPAK.
Pas publikimeve në media të pamjeve filmike, prokurorët kanë nisur një hetim kryesisht, duke kërkuar edhe materiale shtesë.
Brenda javës do të caktohen edhe prokurorët që do të kenë në dorë hetimin e kryebashkiakut. Alla do të hetohet në bazë të nenit 283 të Kodit të Procedurës Penale.
Vetë Alla, e quajti videon montazh të Partisë Demokratike, ndërkohë që Neni 283, në rast se provohet akuza, parashikon dënimin me burg nga 5 deri në 10 vite. Ndërkohë që kur kjo vepër kryehet në bashkëpunim dënohet me burg nga 7 deri në 15 vite.



