Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një prej skifterëve të rrjetit të trafikimit të kokainës në Angli, Klodian Çapja. Gazetarët kanë udhëtuar drejt qytetit të lindjes së bosit të drogës, ku kanë zbuluar pronat e 31- vjecarit, që u dënua para 7 muajsh, nga autoritetet angleze, me 17 vite burg. “Nuk jemi në lagjen e qejfit në 'SOHO' në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin "Qemal Stafa" në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin "Living"”, shkruan “Daily Mail”.
Pasi befasohen nga investimi i bërë brenda lokalit, artikulli bën ironi përmes titullit të këngës së Beatles-ave, 'All You Need Is Love” (Gjithcka që ju duhet është Dashuria), duke shkruajtur se, “Gjithçka që ju duhen janë paratë e drogës”.
“Ky është Klodjan Çapja, pronari i lokalit. Duket si një Leonardo Di Caprio i shendosh. Kur kthehej nga Londra i hipte Ferrarit të kuq dhe shëtiste përgjatë rrugicave të këtij qyteti”, shkruan gazeta. Ai vlerësohet të ketë qenë kreu i një bandë ultra të dhunshme të shqiptarëve nga Elbasani, të cilët kishin trafikuar deri në 150 milionë stërlinga të kokainës në Britani të Madhe.
Më tej artikulli përshkruan përplasejt mes bandave të drogës në Elbasan. “Disa qindra metra nga restoranti Living, gangsterë të veshur si policë, qëlluan me armë zjarri, duke vrarë tre dhe plagosën disa të tjerë, në një atentat mafioz. Ndërkohë, vëllai i Klodjan Capjas u arrestua në një qytet tjetër”.
Ministri i tij i Brendshëm - përgjegjës për çështje të tilla si siguria kufitare dhe rendi - është nën presion për të dhënë dorëheqjen sepse vëllai i tij ishte dënuar në Itali për trafik droge. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i mëparshëm është gjithashtu nën hetim. Kushërinjtë e tij janë pjesë e një sindikate të drogës në qytetin port të Vlorës. Gazeta konstaton se njerëzit kanë frikë të flasin për drogën. “Po fole, makina juaj mund të shpërthejë. Ka terror në qytet", thotë një qytetar nga Elbasani. Ekzistojnë tri grupe kriminale në Elbasan. Ata janë të gjithë të paprekshëm sepse kanë blerë shtetin, thotë ai.
'Tani ata janë kthyer dhe po investojnë. Kryetari i Bashkisë është pjesë e kësaj. Ai ka nëntë truproja- thotë burimi. Kryetari dhe bashkëshortja e tij po hetohen për burimin e pasurisë së tyre të dukshme.Të dhënat e Qenndrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se restoranti Living, është mbajtur në emër të nënës së tij 62-vjeçare”.



