Protesta e nëntë para bashkisë/ Qytetarët: Kërkojmë që Veliaj të japë llogari para ligjit për aferat korruptive (VIDEO)

Protesta e nëntë para bashkisë/ Qytetarët: Kërkojmë që Veliaj të japë llogari para ligjit për aferat korruptive (VIDEO)

Mbahet sot për herë të nëntë sot protesta para Bashkisë së Tiranës.

Protesta në fjalë organizohet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gazetari Andon Kello, për mikrofonin e ‘MCN live’, para protestës ka intervistuar disa protestues, të cilët shprehin pakënaqësinë e qeverisjes vendore të kryebashkiakut veliaj dhe akuzat për përfshirje në afera korruptive.

Do vazhdoj të jem në çdo protestë, për padrejtësitë që po bëhen në aferat e bashkisë. Poashtu edhe për pushtetin kriminal për të cilin kërkojmë që ‘kryehajduti’ i Tiranës të vihet para ligjit se çfarë i ka bërë këtij populli me aferat e vjedhjeve. Policia është për të mbrojtur popullin dhe të jetë në krah të saj.

Veliaj bën paradë mode para SPAK, dhe e gjithë drejtësia është e kapur ngushtë, e kanë lakun në fut nga qeveritarët tanë, dhe i kanë duart e lidhura për të vepruar.

Jam pensionistë, protestoj për pensionin tim që nuk ka dhanë, nuk mi njohin vitet e punës deri në vitin 1995. Veliaj të gjykohet një orë e më parë për veprimet dhe aferat e tij.

Unë vij nga emigracioni dhe zgjodha të vij sot para bashkisë, për të kërkuar drejtësi për qytetarët. Këtu çdo gjë po zhgënjen, papunësia është rritur, rinia po ikën jashtë.

Veliaj është mashtrues që vetëm përfiton për veten dhe për të marrë popullit gjërat e tij.

Të reagoj Rama sepse çdo gjë po zhgënjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy